>
LETERSISHQIP
ushqej

2 Krijime letrare me tag "#ushqej"



REZULTATET E KËRKIMIT:


ushq/éj

Përdorimi: folje kalimtare, veta, kuptim i figurshëm, i ligjërimit libror

  1. folje kalimtare
    ushq/éj -éva, -ýer
    • i jap për të ngrënë një njeriu a një kafshe; i jap gji foshnjës; ; i jap lëndët e nevojshme një organizmi ose një pjese të tij: ushqen fëmijën; ushqen të sëmurin; ushqej derrin (gjelin e detit); toka ushqen bimët; ushqen trurin me gjak.
      Shiko gjithashtu:
  2. veta
    • i siguroj dikujt mjetet e nevojshme për jetesë; III shërben si burim jetese: ka shumë gojë për të ushqyer; toka nuk i ushqente dot; / i jap diçka të nevojshme që e vë në lëvizje; furnizoj me lëndë të parë diçka (për një makinë, për një fabrikë etj.): ushqej lokomotivën; e ushqen me rrymë elektrike; liqenin e ushqejnë disa lumenj.
  3. kuptim i figurshëm
    • i jap dikujt vazhdimisht dije, këshilla etj. që e ndihmojnë të brumoset; e edukoj me diçka; nxit a përkrah (një ndjenjë, një mendim etj.): e ushqej me dashurinë për atdheun; i ushqen dëshirën (besimin, optimizmin); ia ushqen fjalën (bisedën, mendimin) i shkon pas fjalës (bisedës, mendimit) dhe e nxit të vazhdojë.
  4. i ligjërimit libror
    • kam në vetvete ose ruaj në mendje diçka: ushqen dashuri për shqiptarët; ushqen shpresa shpreson.