>
LETERSISHQIP
vend

92 Krijime letrare me tag "#vend"



REZULTATET E KËRKIMIT:


vend,-i

Përdorimi: emër i gjinisë mashkullore, numri shumës, përmbledhës, kuptim i figurshëm

  1. emër i gjinisë mashkullore, numri shumës
    vend,-i -e(t)
    • sipërfaqe toke me të caktuara e gjeografike; ; zonë: vend malor (fushor); vende të ulëta (të larta); vendet e ftohta (e nxehta).
      Shiko gjithashtu: , ,
    • hapësirë a pjesë e caktuar toke që shërben për një punë ose për një qëllim, ku gjendet ose kur ndodh diçka etj.: vend për ndërtime (për banesë); vend për të ngrënë; vendi i nisjes (i mbërritjes, i takimit); () vendi (gjuh.); në vend i ati (e ëma) shumë i ngjashëm në pamje me të atin (me të ëmën); në vend menjëherë, aty për aty, aty ku ishte; në vend (të dikujt a të diçkaje) në këmbë të dikujt a për diçka, për dikë a për diçka; në vend që… përdoret për të shprehur një zgjidhje tjetër ose për të dy veprime a gjendje të ndryshme.
    • pjesë e një hapësire ku rri dikush a ku mbahet diçka; hapësirë e për t’u ulur a për të fjetur; ndenjëse, karrige: vend i zënë (i lirë); vendi i valixheve; vendet e tribunës; dy vend; kryet e vendit; në vend-numëro! (usht.) komandë për të hedhur hapat pa ecur; autobus me dyzet vende; gjeti një vend; zë (shumë) vend; i bëj vend (dikujt) mblidhem a ngushtohem që të rrijë edhe dikush tjetër; s’rri në një vend lëviz shumë; e mbajti në vend e ndali, nuk e la të largohej; s’lëviz nga vendi; guri është i rëndë në vend të vet (fj. u.).
      Shiko gjithashtu: ,
    • pjesë e trupit të njeriut, në veshjen e tij a në një rrobë: vendi i (i keq) (euf.) baqthi; vendi i ujit (euf.); vendi i hollë (euf.) organi seksual i mashkullit, vetja; vendi i fëmijës (anat.) ani i fëmijës; vend i vrarë (i ); vendi i (i ); e theu krahun në dy vende.
      Shiko gjithashtu: , , ,
    • pjesë në një vepër letrare, kinematografike etj.: vendi ku përshkruhet beteja.
    • puna ose detyra që kryen dikush; , etj. ku ai punon a ushtron veprimtarinë: vend i ngrohtë (i rehatshëm) (keq.) qoshe e ngrohtë; vend pëllumbash (bised.) punë shumë e lehtë; zuri (gjeti, siguroi) një vend.
      Shiko gjithashtu: ,
    • rendi a shkalla që zë dikush në me të tjerët (në shoqëri, në familje, në një etj.), pozitë; roli ose rëndësia e dikujt a e diçkaje: vend kryesor (i rëndësishëm); vend drejtues (nderi); dolën në vendin e dytë; secili ka vendin e vet.
      Shiko gjithashtu: ,
    • mjedis a çast i përshtatshëm për të bërë diçka: s’është vendi këtu; gjej vend gjej rast a mundësi; sipas vendit bëhet kuvendi (fj. u.).
  2. përmbledhës
    • qyteti, fshati etj. ku ka lindur ose ku banon dikush; një krahinë e caktuar; hapësirë toke brenda kufijve të caktuar shtetërorë; shtet; atdhe: vendi im (ynë); vendet evropiane; mall (prodhim) vendi; lopa (delja) e vendit; nga ç’vend është?; / njerëzit që banojnë në këtë hapësirë, popullsia: u ngrit mbarë vendi.
  3. kuptim i figurshëm
    • arsye për të thënë a për të bërë diçka: fjalë (vërejtje) me vend; flet vend e pa vend; është pa vend është e padrejtë; është e papërshtatshme; lë vend për dyshime lë rast a shteg për dyshime.