vijë
20 Krijime letrare me tag "#vijë"
REZULTATET E KËRKIMIT:
víj/ë,-a
Përdorimi: emër i gjinisë femërore, numri shumës, fjalë në gjeometri, kuptim i figurshëm, fjalë në muzikë, ndajfolje
- fjalë në gjeometrivíj/ë,-a -a(t)
- ▸ shenjë e hollë dhe e zgjatur nga një pikë te një tjetër; diçka e ngjashme me këtë shenjë ose e përfytyruar si e tillë; kufiri anësor i një sipërfaqeje; shenja e këtij kufiri: vijë pingule (e lakuar); vijë e drejtë (gjeom.) drejtëz; vijë e thyer (gjeom.) vijë që zgjatet në drejtime të ndryshme; vija e ekuatorit (gjeogr.); vijat e pentagramit (muz.); vijat e fushës së futbollit; vijat e bardha të ngjyer në rrugë brenda të cilëve lejohet kalimi i këmbësorëve; vija e flokëve shtegu i flokëve; vijat e pantallonave; fletore me vija.
- emër i gjinisë femërore, numri shumës
- ▸ rrip i ngushtë ngjyre etj.; kufiri që ndan diçka ose që shënon caqet e një sipërfaqeje a të një hapësire; diçka në trajtë : vijë kufitare kufiri midis dy shteteve a krahinave; vijë ndarëse (ndarjeje) vija kufitare ndërmjet dy shteteve a ndërmjet zonave të pushtimit brenda një shteti; / tokësor që ndan dy ushtri ndërluftuese gjatë armëpushimit; vija e frontit (usht.); vija e mbrojtjes (usht., sport.); vija e armëpushimit (e ndalimit të zjarrit) (usht.); vija e verdhë (ndërt.) kufiri brenda të cilit lejohen ndërtimet në një fshat a në një qytet.
- ▸ rresht; kolonë: në vijë të zhdërvjellët (usht.); u vendosën në një vijë (në dy vija).
- ▸ drejtimi i diçkaje: vija e shikimit (e të parit); vijë shënjimi (usht.) vijëshënim; vija e fluturimit të predhës.
- ▸ varg njerëzish që kanë një paraardhës: në vijë të drejtë në lidhje të pandërmjetme gjaku.
- kuptim i figurshëm
- ▸ rruga që ndjek një parti, një qeveri etj.; pikësynimet e qëndrimeve a të veprimeve të dikujt; ecuria e zhvillimit të diçkaje; drejtim; rrugë (edhe në njësi ): vijë e drejtë (); vijë (politike); shkeli vijën; është në vijë (dikush) është në rrugë të drejtë; (diçka) është në rregull; e solli (e vuri) në vijë e solli në rrugë; erdhi në vijë erdhi në rrugë; e ka punën në vijë i ecën puna mirë.
- fjalë në muzikë
- ▸ vijueshmëria e rregullt e notave a e toneve: vija melodike (muzikore).
- ndajfolje
Sinonime: