Suar Durguti
Jetim Larg Atdheut
E shikoj këtë rini të shkretë,
Të raskapitur nga ky pushtet!
Nga gënjeshërat e pushtetarit,
Tokën e shenjtë lanë prej hallit.
Babë, Nanë dua Hallallin,
Se po të vdes unë nga malli!
E mos të ju shohë më përsëgjalli;
Ah.. do të qajn kreshtat e do qaj varri.
Po marr rrugën vet unë i shkretë;
Margaritar i humbur në det!
Pa shkëlqim i mbushur balt,
Do ta kuptoni se kam vler të lartë.
E ju maskarénj andej lartë,
Nuk do qëndroni më rehat.
Nga gjithë të këqijat ndaj këtij njerëzimi,
Mbi kokat tuaja do bie mjerimi!
"Pa dëshirë djali largohet"
Me gjithë familjen përqafohet,
Lë kullë për ca vjet;
Tek pragu i derës nana e pret.
E për të krijue ma të mirën jetë,
Mbetet sugari jetim në kurbet!
Të raskapitur nga ky pushtet!
Nga gënjeshërat e pushtetarit,
Tokën e shenjtë lanë prej hallit.
Babë, Nanë dua Hallallin,
Se po të vdes unë nga malli!
E mos të ju shohë më përsëgjalli;
Ah.. do të qajn kreshtat e do qaj varri.
Po marr rrugën vet unë i shkretë;
Margaritar i humbur në det!
Pa shkëlqim i mbushur balt,
Do ta kuptoni se kam vler të lartë.
E ju maskarénj andej lartë,
Nuk do qëndroni më rehat.
Nga gjithë të këqijat ndaj këtij njerëzimi,
Mbi kokat tuaja do bie mjerimi!
"Pa dëshirë djali largohet"
Me gjithë familjen përqafohet,
Lë kullë për ca vjet;
Tek pragu i derës nana e pret.
E për të krijue ma të mirën jetë,
Mbetet sugari jetim në kurbet!