>
LETERSISHQIP

Do Ta Bëjmë Se Nuk Bënë

Mos lejo që, perdet e shpirtit, të biejn
As dimri, të qendisë akuj, nën strehn e tij
Shpirti nuk duron errësirë e acar
As, si kunkubinë, të veshet në të zi

Mos e lejo mendjen që të bëhet karroce
E ta tërheqin, tuxharet, me kie apo buje
Mos e lejo të bëhet si traste e çergarëve,
per asnje çmim, mos ia fal askuj.

Fjalen lidhe nyje me të dyten e të parën,
terr e akuj mos ia ngarko mbi shpinë
Tuxharët e çergarët, edhe po i takove,
mos i merr me vete në Tiranë e Prishtinë

Leri rrugëve të botës të sorollaten kot
Mjaft e shiten Atdheun e i bënë sehire
Shqipëria do bëhet ashtu si i ka hije,
nga mendje të ndritura e shpirtëra të lirë

Më shumë nga Sylë Bajrami