Tasim Gjokutaj
Dhelpra Dhe Baloshi
Bie borë,
fryn thëllim,
dhelpra mbeti pa ushqim.
Si të bëjë?
Ku të vejë?
Sonte pula ku të gjejë?
U mendua,
u mendua,
pastaj hop, në këmbë u çua.
Veshi një fustan të zi,
lidhi kokës një shami.
Mbathi çizmet,
më në fund,
vuri syzet përmbi hundë.
Si një gjyshe u stolis,
mori shkopin
dhe u nis.
Ec e ec nëpër livadh,
zbardhon bora si çarçaf!
Ja dhe stalla ku na qenka,
plot me drita
jashtë e brenda.
Pulat flenë,
gjelat flenë,
Balon gjumi s'e ka zënë...
- O Balosh,
o bukurosh!
Dua pak të më ndihmosh.
Jam një gjyshe,
kam një mbesë,
tani, natën, kërkon vezë...
Leh Baloshi:
- Ham-ham-ham!
Vezët shiten në dyqan,
praandaj kthehu në shtëpi,
pranë zjarrit bjerë e fli.
Çohu nesër,
në mëngjes,
blej po deshe,
njëqind vezë!
Ja kthen dhelpra
me të qarë:
- Ku të vete unë e mjera?
Më ngriu bora,
më thau era;
është terr,
nga sytë s'shoh,
rrugët mirë nuk i njoh,
në shtëpi
nuk mbërrij e gjallë,
le të fle sonte në stallë.
Po Baloshi
Frap!
dyshoi:
- "Në shtëpi pse s'do të shkojë?
Përse thotë ashtu-kështu?
Po s'i erdhi gjer këtu?
Pse po vjen natën vërdallë?
Pse kërkon
të flejë në stallë
Nuk më duket fort si gjyshe,
ja, dhe hundën e ka ndryshe...
Hej! Balosh, Balosh,
kujdes!
S'është puna për një vezë!"
U ngre Balua
menjëherë,
rrak e trak! hapi një derë
dhe kjo dhelpra,
dhelpra plakë,
sa pa derën që u hap,
u vërsul brenda,
me vrap.
Mprehu dhëmbët fort për mish,
po aty pula nuk kish.
Ish një depo
plot me thasë.
Si të bëjë?
Kujt t'i flasë?
Mur andej
e mur këndej,
nga t'ia mbajë
e ku të vejë?
Nga të dalë
tani s'ka,
qesh Baloshi:
- Ha-ha-ha!
Zbardhi dita,
nata iku,
këndojnë gjelat:
-Ki-ki-ri-ku!
Nisin pulat:
- Ko-ko-ko!
te furriku.
Lindi dielli,
lëshoi rrezet
an' e kënd,
si një mjeshtër,
leu borën me argjend!
Luan era
tej, në mur,
tundet,
shkundet
një lëkurë.
Një lëkurë,
me gojë
e veshë
dhe me bishtin
sa një fshesë!
fryn thëllim,
dhelpra mbeti pa ushqim.
Si të bëjë?
Ku të vejë?
Sonte pula ku të gjejë?
U mendua,
u mendua,
pastaj hop, në këmbë u çua.
Veshi një fustan të zi,
lidhi kokës një shami.
Mbathi çizmet,
më në fund,
vuri syzet përmbi hundë.
Si një gjyshe u stolis,
mori shkopin
dhe u nis.
Ec e ec nëpër livadh,
zbardhon bora si çarçaf!
Ja dhe stalla ku na qenka,
plot me drita
jashtë e brenda.
Pulat flenë,
gjelat flenë,
Balon gjumi s'e ka zënë...
- O Balosh,
o bukurosh!
Dua pak të më ndihmosh.
Jam një gjyshe,
kam një mbesë,
tani, natën, kërkon vezë...
Leh Baloshi:
- Ham-ham-ham!
Vezët shiten në dyqan,
praandaj kthehu në shtëpi,
pranë zjarrit bjerë e fli.
Çohu nesër,
në mëngjes,
blej po deshe,
njëqind vezë!
Ja kthen dhelpra
me të qarë:
- Ku të vete unë e mjera?
Më ngriu bora,
më thau era;
është terr,
nga sytë s'shoh,
rrugët mirë nuk i njoh,
në shtëpi
nuk mbërrij e gjallë,
le të fle sonte në stallë.
Po Baloshi
Frap!
dyshoi:
- "Në shtëpi pse s'do të shkojë?
Përse thotë ashtu-kështu?
Po s'i erdhi gjer këtu?
Pse po vjen natën vërdallë?
Pse kërkon
të flejë në stallë
Nuk më duket fort si gjyshe,
ja, dhe hundën e ka ndryshe...
Hej! Balosh, Balosh,
kujdes!
S'është puna për një vezë!"
U ngre Balua
menjëherë,
rrak e trak! hapi një derë
dhe kjo dhelpra,
dhelpra plakë,
sa pa derën që u hap,
u vërsul brenda,
me vrap.
Mprehu dhëmbët fort për mish,
po aty pula nuk kish.
Ish një depo
plot me thasë.
Si të bëjë?
Kujt t'i flasë?
Mur andej
e mur këndej,
nga t'ia mbajë
e ku të vejë?
Nga të dalë
tani s'ka,
qesh Baloshi:
- Ha-ha-ha!
Zbardhi dita,
nata iku,
këndojnë gjelat:
-Ki-ki-ri-ku!
Nisin pulat:
- Ko-ko-ko!
te furriku.
Lindi dielli,
lëshoi rrezet
an' e kënd,
si një mjeshtër,
leu borën me argjend!
Luan era
tej, në mur,
tundet,
shkundet
një lëkurë.
Një lëkurë,
me gojë
e veshë
dhe me bishtin
sa një fshesë!
1973
Më shumë nga Tasim Gjokutaj
- Ketrushi Që E Kishte Gojën Pis
- Xhepat E Altinit
- Keku
- Besmiri Dhe Mysafiri
- Ku Ta Gjejë Daullen Gjyshi?!
- Dhe Gomari Më S'duroi
- Sikur Të Gënjenin Të Gjithë Si Ti
- Na U Grindën Dy Maçokë
- Dembeli Dhe Milingonat
- Loja E Maçokut
- Qeshi Gjeli Ki, Ki, Ki
- Shpejt I Rregulloni
- Flutura Fjalëbukura
- Më Solli Mami Dy Bebe
- Dy Çerçizët
- Bleta Lulet I Ka Xhan
Komente 0