Tasim Gjokutaj
Leci Dhe Klloçka
Nga koteci
doli klloçka,
hop e hop
me dhjetë zoçka.
Shihni, Leci,
grindaveci,
po afrohet
te koteci.
Duke qeshur:
- Hi-hi-hi!
Do të kapë
një zog të zi.
Hidhet klloçka
si shqiponjë,
e mbërthen
Lecin me thonjë.
Bërtet Leci:
- Oj, mama!
Qeshin shokët
- Ha-ha-ha!
doli klloçka,
hop e hop
me dhjetë zoçka.
Shihni, Leci,
grindaveci,
po afrohet
te koteci.
Duke qeshur:
- Hi-hi-hi!
Do të kapë
një zog të zi.
Hidhet klloçka
si shqiponjë,
e mbërthen
Lecin me thonjë.
Bërtet Leci:
- Oj, mama!
Qeshin shokët
- Ha-ha-ha!
1972
Më shumë nga Tasim Gjokutaj
- Macja Lahet
- Pse Po Qajnë Retë?!
- Kur Vizaton Alda E Vogël
- Bisedë Me Një Dallëndyshe
- Bashkë Me Qumështin E Nënës
- Vët Kopan!
- Qeshi Beni Ha, Ha, Ha!
- Hunda Dhe Shamia
- Eja, Zog, Të Veshësh Pallton!
- Pse Kërkon Të Bëhesh Bletë?
- Çupa Që Hante Me Naze
- Obobo I Ziu Ç'bëra!
- Miu Sa Një Grusht Dhe Luani Sa Një Mal
- Thuthuqi
- Kush E Hëngri Akulloren?
- Derrkuci Që Bëri... Dush
Komente 0