>
LETERSISHQIP

Gondola E Zisë

Një natë Maji, me dritëhënën ngrrirë
hypa
aty ku bari dhe lulet ishin gri
por, me arromë të gjelbër.

Morra zhdërvjellshëm të përpjetën
në të pangjyrën natë
ndërkohë, që gur të bardhë
shenja i bënin hënës.

Një periudhë kohe,
pak minuta gjatësie,
pesëdhjetë e tetë vjet gjerësie.

Dhe, mbas meje,
tej τë plumbtit shkëlqim të ujrave
ekzistonte bregu tjetër
dhe ata, që na sundonin.

Njerëz me të ardhme,
në vend të fytyrës.
Shqipëroi: Vasil Çuklla