>
LETERSISHQIP
Tomka Tanuçi Cullufe

Nuk Mendoj Për Thellësinë

Nuk mendoj për thellësinë,
kur shikoj mbi liqen zambakë…
fantazma të bardha me sy përpëlitës
pluskojne mbi uje…

Thellësinë e mas me pyllin
që tani hesht…
dëgjon vajtimin e erës
për lotët e shpirtit endacak.