>
LETERSISHQIP

Dashuruar Me Djalin Sykaltërt

qytetit tim, Durrës
Në ditën e shenjtë që më lindi nëna,
me fat isha, me ty rashë në dashuri,
me hirësinë e saj më buzëqeshi hëna,
isha një bebe e lumtur, isha një fëmijë.
Ti ishe një djalë çapkën dhe i bukur,
pak kryeneç, plot elegancë e freski,
më rrëmbeve në krahët e tu, si një ϐlutur,
me ëmbëlsinë e gjoksit më ngrohe në gji.
Dashuria ime për ty është hyjnore,
zbritur nga planetet e qiellit pa kuϐi,
mbushur me ndjenja ϐisnike njerëzore,
sharmin tënd kërkojë në çdo kohë ta përpijë.
Më rrite si zanë me ϐlladet e lehta të detit,
më mbulove me dritën e hënës së argjëndë,
mëngjeseve me rrezet e zjarrta të diellit,
me magjinë e mbrëmjes më bëre pa mendë.
Lodrojmë bashkë me valët lozanjare,
dhe çdo ditë më jep forcë edhe jetë,
më mbushe me frymë, të ndjek si manare,
dhe ndër vite kuptova se të dua vërtetë.
Me pulëbardhat, marrim ϐluturimet mbi dete,
nëpër hapësirë pas tyre rendim çdo ditë,
me rrahjet e zemrës më bënë për vehte,
dhe pulsin e jetës time, ma mbushe me dritë.
Dashurinë e gdhendëm në muret e kalasë,
mallin rrënjosem në gurët e saj të ngurtë,
me pasionin e shpirtit me ty nis e ϐlasë,
dhe marrë nga ty, gjithmonë një ϐjalë të urtë.
Shpesh herë, si e marrë u bëra xheloze për ty,
se edhe princesha Teutë ta kishte fortë zilinë,
me gladiatorët romak, luftuat e triumfuat të dy,
dhe si imperatore, ajo të fali vetëm dashurinë.
Dhe asnjëherë s’munda ta fshehë xhelozinë,
faqet më ndizen prush si vajzë miturake,
me ϐlladin e luleve më dhurove freskinë,
më pagëzove me emrin”Bukuroshja durrësake”.
Të përqafuar ecim të dy me sigurinë e hapit,
dhe me aromën e pishave qetësojmë zemrat,
bashkë me “Moisiun e madh”në odeonet e teatrit,
duke thurur shpresat dhe realizuar ëndërrat.
Të kisha pranë në dhimbje dhe gëzime,
qyteti im mbi çdo gjë tjetër të dua unë,
mes petalesh të dhurojë buzëqeshjen time,
edhe pse je i plakur, të dashuroj më shumë.
Dhe pas teje nuk jam vetëm unë e dashuruar,
me thellësinë e detit plot dallgë e me valë,
me bujarinë tënde, gjithkush është i lumturuar,
djaloshin sy kaltërt, lakmojnë me mall.
Dhe si grua e apasionuar të adhuroj shumë,
unë pas teje, jam e dashuruar si e marrë,
qyteti që gumëzhinë dhe më lenë pa gjumë,
Durrës, jam e jotja, do të dua edhe në varrë.