>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Jetoni

Jeta e dhuruar
Trashëgimtar i denjë
Si rruga e qumështit
Ardhmërinë ndriqon.

Erdhi në prapaskenë
Dërmoi teatron
Si melodia e valëve
Marinerin e drejtoi.

Quni i vogël
Fabula e jetës
Kuptimin e dha
Dhe quhet poezi.

Jetëshkrimi vazhdon
Gjallëria e shoqëron
Harmonia qëndron
Si një simfoni.

Rastisin probleme
Lëshime dhe shthurje
Arsyeja fiton
Gjallëria vijon.

Komunikimi vazhdon
Dashuria robëron
Jeta e dehur
Shpejtë kthjellon.

Poezia shkruhet
Plotësohen dëshirat
Ndeshen fisniki dhe fisnikja
Vallëzimi vazhdon.