>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Klubi

Mbishkrimi pakëz i dukshëm
Me shkronja të gravuara
Klubi i Shkrimtarëve dhe Poetëve
Shadërvani
Ju Mirëpresim.

Brenda qetësia përrallore
Pesë tavolina dyshe
Karriga të lëkurës
Japin freski aristokrate.

Tavolinat me privatësinë e vet
Fshehin ndodhi dhe histori
Janë tejet modeste
Të punuara me shumë shije.

Librat e panumërta në rafte
Naimi Xhevdet Doda Migjeni
Shakespeare Jesenjin Tamej
Begatojnë këtë rrëfim.

I ulur në këndë pran kaminit
Karriga lëvizëse e tij
Kujton Hemingway-in.

Qetësia udhëheq
Në këtë atmosferë gjeneratash
Fotografitë e varura në mure
Rikthejnë historinë.

Thjeshtësia është virtyt i autorëve
Bukuria burim natyror
Klubi adresë takimi
Gërshetimi i ideve
Shpjegim i domethënies
Ndriçim i figurës
Sqarim i fjalës së shkruar
Rrethanave dukurive
Mbi të gjitha sinqeritet
Mbi vlerat dhe atdhedashurinë.