>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Kohë

Përqafuar kam kohën
Momentet e kënaqësisë
Thashë të lutem mos shko
Të më sjellish lumturinë.

E di e heshtur je në ty shoh
Çastet më të këndshme parajsor
Mbështetur jam e bukura vashëz
Tepër e çmuar je madhështia kohë.

Largohesh pa lamtumirë në mënd
Zbehish dritën rrjedhish në errësirë
Por sërish jam me ty dhe pranë teje
Dorëzohem hijeshisë tënde.

Ndalu të lutem rinië më kthe
Përjetimet e egra ende janë në gjirin tim
Pastaj ik mos më pritë
Sheh i yti jam vijë pas teje.

Më solle moshën vjedhuraz
Druajtjet u shpeshtuan
Stuhitë e jetës më mbërthyen
Jam ende këtu kohë e kaluar.
jetëshkrimi burimor