>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Manifesti Poetik

Sot kërkojmë të hapen dyert e Nobelit
edhe yjet këtë lajmërojnë,
nisur jane kalorësit bujar
mos i veni kufi artistit krijuesit
Shqiptarët trokasin posi simfonia ...

Si lot i pasur qielli ynë
shkrep shkronja të virtytës fisnikëri,
botë kjo qëndisur me pergament
lartëson ndjenjat e poezisë për bukuri.

Zbritur ka kohë që janë
në altarin e përjetësië,
sërish dhe sërish ngriten
në vend të bekuarë të letërsisë.

Kur të dëgjoni fanfaret e brigadës
janë pendashësit, të bukurës krijesat,
marshojnë modest me notat e pianos
shkrirë në një, me Shkronjat e Shqipes.

Zgjohuni, bëni vend për artistët
kopshtin e parajsës zbukuroni,
kërkojnë jo shumë, hapësirë të merituarit
edhe nesër poezitë në Shqip do lexohen.

Denjët, shpërblim kërkojnë
respekt, kujdes për manifestin poetik,
të çajnë kufijtë, tregojnë vlerën
tridhjetë e gjashtë shkronjave me përmasa tej oqeanik.

Janë Arbanasit, mjeshtërit e pendës
harruar gjatë shumë në letërsinë botërore,
sot, po po sot, janë shkrimtarët
shihni, ndriçon edhe galaktika e botës së poezisë.

Aureola takon në rrugë Arbanasin
bërë është vend në enciklopedin botëror,
do qëndron aty, Lashtësia me Artin
thojnë, janë Ilirët e mjeshtërit Atëror.
Bohemi