Tyran Prizren Spahiu
Nanë!
Nanë!
Ka kohë, nëna më pat treguar
hapat e para të bërë
fjalën e parë të shqiptuar
nënë.
Freskët më kujtohen
përkdheljet e buta
duart e ndërtuar për fëmijën
të ngrohtën buzëqeshje
pasuronte tërë botën fëmijëror.
Endeshin fëmijët e mahallës
në tonin oborr pa gardh
aty mirëpriste
të lagjes fëmijët me fletore në dorë.
Të para shkronja
hodhëm bashkë në fletë
lëngun e parë pranveror frutash
kam pirë nga gota e saj.
Zgjuar priste princin e shtëpisë
djaloshin, zemrën e saj
tavolina e shtruar me ëndje shumë
pasuronte nënë-bir muzgun.
Para doli në derë, nusen të mirëpret
aheng ndihej në shpirtin e saj
trashëgofshit yjet e natyrës
për nip, mbesë, etur jam shumë.
Natë vonë
dritëzat zbritën nga yjet
britmat e foshnjës sollën lotë
jam unë, nënëlokja yt
në botë mirëseerdhe
kalorës i shtëpisë, engjull nga stomaku i parajsës.
Ka kohë, nëna më pat treguar
hapat e para të bërë
fjalën e parë të shqiptuar
nënë.
Freskët më kujtohen
përkdheljet e buta
duart e ndërtuar për fëmijën
të ngrohtën buzëqeshje
pasuronte tërë botën fëmijëror.
Endeshin fëmijët e mahallës
në tonin oborr pa gardh
aty mirëpriste
të lagjes fëmijët me fletore në dorë.
Të para shkronja
hodhëm bashkë në fletë
lëngun e parë pranveror frutash
kam pirë nga gota e saj.
Zgjuar priste princin e shtëpisë
djaloshin, zemrën e saj
tavolina e shtruar me ëndje shumë
pasuronte nënë-bir muzgun.
Para doli në derë, nusen të mirëpret
aheng ndihej në shpirtin e saj
trashëgofshit yjet e natyrës
për nip, mbesë, etur jam shumë.
Natë vonë
dritëzat zbritën nga yjet
britmat e foshnjës sollën lotë
jam unë, nënëlokja yt
në botë mirëseerdhe
kalorës i shtëpisë, engjull nga stomaku i parajsës.
Komente 0