>
LETERSISHQIP
Tyran Prizren Spahiu

Piktore

Magjia e ngjyrave më deh
Paleta lundëron në ajër
Me gishtat e holla virtuoze
Dashuroj pikturën e gjallë.
Ajo
Është jashtë masës kohë
Në gjelbërimin e peisazhit të hapësirës
Shtratin e detit të patrazuar
Lartë në retë gjigante
Ulur në gjysmëhënën e buzëqeshur.
Ajo
Bën dashuri me furçë
Bashkëbisedon me pikturën
Tregon ngjarjet ngjyrave freskuese
Dremit nën punimet.
Ajo
Diellin me madhështinë krenare
E fut në atelen e maestros
Derisa puhiza valëvit perdet
Mishëron natyra në studio
Zogjtë shkëputen nga piktura
Cicërrimat e shoqërojnë
Era e mimozave ringjallë natyrën.
Tek ajo
Jeta piktoreske shtrihet në përjetësi
Lojërat me ngjyra pasioni i saj
Qielli i shtatë përshëndet këtë madhështi
Rrjedhë bukuria në pëlhurën natyrë.
Nuancat ngjallen në galeri
Buzëqeshja e ngrohtë përshkruan ambientin…
vargje poetike IV