>
LETERSISHQIP
Valdete Berisha

Stuhi Dimri

U jipem ledhatimeve
Të egra
Që përshkojnë lëkurën time, nudo
Me shenja perverse
Ngris kokën të shoh
Mizerinë time
Në frymën tënde
Thahen lotët e hidhur
Më bartin në ofshamën
Tënde
Më zgjon nga dehja
Kalimtare
Ledhatimet rrokullisen
Në mesin e university tim
Të hidhur
Jam e prangosur me ty
Vetëm stuhi dimri
Ledhaton ëndrrat e mia
Të çmendura…