>
LETERSISHQIP
Valentina Plaku

Vite Plot Rremuje

Ka qene kohe e turbullt,
Kerkohej nje ndryshim,
Njerez te irrituar
E me fytyre egersuar,
Dilnin ne rruge me tersellime.
Se duam partine,
Duam demokracine
Dhe ishin te hutuar,
Fuqi skishin per te qendruar.
Dhe dilnin tek sheshi
Dikush mbante fjalim,
Dikush brohoriste:
Sa malet ta kemi partine.
Spo merrej vesh cpo behej
Nena burra e femije
E ndonje grua me lot ne sy,
Te gjithe po shkonin aty
Tek ai shesh aty ne qender,
Aty po mblidheshin gati cdo dite,
Rremuje, zhurma, fjalime e te thirrura,
Kishte plot burra, gra dhe femije.
Ishin vite plot rremuje,
Tensione edhe frike,
Se dinim cdo te ndodhte
Nga dita ne dite
Turma te shqetesuara
E shume te irrituara,
Te lodhura, te vdekura
Kerkonin, e besonin.
Ai sheshi I vogel,
Mbushej plot e perplot
Burra gra e femije,
Qe spo duronin dot,
Ata donin ndryshimin,
Te gjithe e enderronin,
Prisnin, shpresonin,
Me lot ne sy e kerkonin.