>
LETERSISHQIP

Engjëj Të Bardhë

Këto ditë të skëterrshme,
kur secili kapet
me thonj e dhëmbë
në ekzistencën e tij të veçantë,
në salla të bardha
flatrojnë
të jetës engjëjt e bardhë.
Me maska modeste
Me forma blu,
ndonjë herë dhe pa to,
tejkalojnë
lidhjen tonë të frikësuar tek Ego-ja.
Natë dhe ditë
ata mbajnë ngushëllimin në duar-
për ata që na lenë lamtumirën
dhe për ata që mbeten.
Përktheu në shqip PETRO ÇERKEZI

Më shumë nga Vasilka Haxhipapa