>
LETERSISHQIP
Visar Zhiti

Zbathur Shëtitët Nëpër Buzët Tua

Zbathur,
Vetëm zbathur
Shëtitet nëpër buzët tua.

Këmbët mu mbushën
Me petale të kuqe puthjesh
Që më bien gjatë ecjes.

Dhe kështu u krijuan yjet
Në qiellin tonë prej toke.