W. H. Auden
Funeral Blu
Ndalini sahatët, të heshtin telefonët,
I hidhni një kock qenit, që klith e s’pushon,
Le të heshtin pianot, veç një resht tamburësh,
Ti prijn procesionit, në t’përzishmen udhë,
Avionët me dhimbje rënkojn këtë radhë,
E në qiell shkruajn —Vdekja erdh ta marrë-
Ndaj në fluturim çdo pëllumb i bardhë,
Një shirit të zi reth qafës të varë,
Ai m’ish dit pune, Ai dit pushimi,
M’ish veriu, jugu, lindja, perëndimi,
Mbrëmja, mesnata, kënga dhe loja,
Si një hymn pa fund, dashuri të mendoja,
Por... gaboja,
Nuk mund të shoh yje, i shkulni një për një
Diell e hën mi fshihni, nuk më duhen më,
Zbrazeni dhe detin, pyjet prisni, krejt,
S’pres këtej e tutje, asgjë nga kjo jetë.

Përktheu: Teki Çarçani