>
LETERSISHQIP
Xheneta Berisha

Koha-Ese

Koha është e shenjtë

Jeta, lindim, rritemi dhe në fund vdesim, pa marrur asgjë në botën tjetër, sado të pasur që jemi ! Njerëzit janë lakmitarët më të mëdhenjë të kësaj bote.Kur jemi fëmijë me shumë durim presim që të rritemi dhe të bëhemi dikushi, pa e kuptuar fare se pjesa më e bukur e jetës është të jesh fëmi. Je një krijesë e pafajshme apo të them një engjull.çfardo gabimi që të bësh e ke të falur edhe pse nuk janë gabime të mëdha:thyerja e një gote, derdhja e lëngut në tapet, marrja e një note 4 në shkollë etj.
Por, ja kalon edhe kjo pjesë e bukur e jetës, sepse tani jemi të rritur, mendon çfarë do veshësh kur të dalësh në rrugë, mendon për një punë më të mirë, për ti fituar ato dreq para të cilat nuk na duhen kur shpirti ynë të del nga trupi. Thjesht lindim për të krijuar para dhe pushtet pastaj ikim me duar bosh, pa e menduar se veprat janë janë më të rëndësishme .
Kur fillojn të dalin rrudhat në fytyrë dhe flokët fillojn të të thihen, atëherë ti ndalesh dhe i mendon gjithë ato vite të bukura që nuk dije se si ti shfrytëzojshë.
Të merr malli kur ishe fëmi, kur tërë ditën kaloje jashtë duke lozur me baltë apo me shoqëri, kur vije në shtëpi me gjunjët e vrarë, kur qaje për një notë jo të mirë, kur bëje ato budallallëqet e tua, duke i rënë zileve nëpër shtëpitë e njerëzve të panjohur, e më qesharakja ishte kur mama-ja vraponte nëpër shtëpi me shkop në dorë për të na dhënë mësim të mirë për sheret që bënim ...kohë e bukur...pastaj do kujtojsh rininë tënde që të e shfrytëzoje për mbledhjen e parave, për tu dukur elegant/e sa herë që të dalish në qytet, për të pasur një makinë të bukur, për të ta ndjerë njerëzit parfumin e shtrenjtë që e kishe vendosur e shumë gjëra të tjera, tani ti vetëm i kujton, derisa ato tani kan ikur, mendon edhe sa vite ke për të jetuar, a do të arrijshë të jetosh ndjenjën e të qenunit gjysh/e !!
Jeta është e tillë në fillim je mbështetur ti pas saj ndërsa ajo të la sot të mbështetur pas një shkopi.
‘ Jeta është ajo që ndodh, ndërkohë ti je i/e zënë duke bërë plane të tjera, derisa kujton të shijojsh jetë, koha ka fluturuar ‘.

Nxënësja Shmlteknike - Prizren
Xheneta Berisha