>
LETERSISHQIP

Kasolle E Dashurisë

Kasolle e vjetër por e bukur
ishe qetësia e zemres sime të lumtur,
Kasolle e braktisur dhe e harruar
për herë të parë u takuam dhe mbetem përherë të dashuruar.

Vend i thjesht, i tëri nga druri,
kur brenda saj të pashë, sytë mu shtangen e me iku truri.
E bukur dhe shumë elegante, shkëlqeje atë ditë,
unë i hutuar, nuk flisja dot, vetem ti kisha ngulur sytë.

Kasolle e boshatisur,
por që zemrat tona me dashuri na i ka stolisur.
Ah cfare mrekullie që ke ofruar moj kasolle,
je me e mirë sesa kinemaja, kafeneja apo ndonjë ëmbeltore.

DËRGOI:
Më shumë nga Xhevdet Maloku