>
LETERSISHQIP
Yllëza Osmani

8 Marsi

Fjala nënë bën dritë për mua.
A e di nënë sa shumë të dua?
Nga do që shkoj për ty mendoj.
Ti nëna ime je një njeri që e adhuroj.

Ti e di çbëre për mua,
Ti e di se çka le për mua,
Ti e di se sa shumë më kulturove,
Ti e di se sa shumë më mësove.

Për ty nëna ime po ta kushtoj këtë poezi,
Po ta tregoj dashurinë që kam për ty.
8 Marsin në këtë poezi po ta uroj,
Të ndjesh që je pranë meje përgjithmonë.

Të falenderoj për sakrificën
Që bëre për mua.
Ti nënë je shpresa më
E madhe për mua.