Zhaku (Poete)
100 Vjetori
O Shqiperi e ndare ne dysh,
si nje shqiponje ne ndonje fushe
te kuqe gjak gjate nje beteje
me Skenderbej e trima feje.
Me duket vetja foshnje
teksa shkruaj nje poezi,
nje vjershe per atdheun,
per Nenen Shqiperi.
Si atehere, kur ishte e detyruar te te donim
si tani, qe eshte e detyruar te te perdhosim
te te mavijosim deri ne ate pike,
saqe shqiponja e percare
ne fushen gjak
ta nxjerre deri ne fund llapen e saj te gjate.
T'i futet sqepi brenda
ne mekat
dhe te heshte
derisa dikush te flase e te thote
Shqiptar, nuk vlen keshtu e ndare ne dysh, plot gjak
kjo fushebeteje qe
sa ka krahet kjo shqiponje e ndare ne dysh me shpate,
i ka tapite, qytetet, krahinat, cdo fshat.
Ta mbyllim. Ta palosim kete shqiponje te mjere.
Nuk qe kjo, ajo qe ia hengri zemren Prometeut,
o i mjere.
Ajo shqiponje katile, e meritonte kete ndarje ne dysh, kete shpate.
Jo kjo shqiponje e mjere qe sapo u ther ne kete fushe beteje.
O Shqiperi ne te duam
por njeri tjetrin nuk duam.
O memedhe, ne per ty japim jeten,
por njeri tjetrit nuk ua falim
njeri tjetrin s'durojme dot,
s'kemi gje me ty..
O Shqiperi, ne qajme per ty
na dhimbsesh shume,
por duhet te punojme, te hame, cte bejme?!
Si thua ti? Te mbesim pa buke?! Pa pune.
si te rrojme?!
Ama, te duam shume.
100 vjec u befsh ti.