>
LETERSISHQIP
Abdullah Blakçori

Ylli Flakërues

Dedikuar Aktorit të famshëm Shqiptar, RIKARD LJARJA, që na tha Lamtumirë
Kënga mori krahë
Prej zërit Tënd si gurrë
U bë lule e Atdheut
Që s’venitet kurrë

Ti na dhe aromë
Në motin me stuhi
Dhe në mes t’acarit
Na solle puhi

Për ne ishte Diell
Kënga jote e gjatë
Që jehonte ëmbël
N’stinën me shtrëngatë

Yll flakërues në qiell
Që nuk shuhet dot
Mbetesh RIKARD LJARJA
Ti për jetë e mot…!