>
LETERSISHQIP

Për Emrin E Tij...

E përplasi derën dhe mbi shtrat u shtri dërrmuar,
Me lotët e dhimbjes shkroi emrin e tij mbi letër,
E zbrazi shpirtin në dhomën bosh vetmuar,
Tashmë lumturia ishte një ëndërr e vjetër.

E hapi shpirtin dhe nisi të shkruajë,
Me zemrën që dridhej, në buzë emrin e tij,
Ishte lutur, zvarritur kishave muaj e muaj,
Ndaj deri në të fundit frymë do mbetej e atij.

E atij që shpirtin  ja dërrmoi një jetë,
Atij që biletën e kthimit nuk e preu kurrë,
Rininë ja thërrmoi, po po e vërtetë,
E bëri ta ndjente gjithë jetën thellë nën lekurë.

Më shumë nga Adela Kale