>
LETERSISHQIP

Ti Ike...

Ti the:-"Do perpiqem!"
Dhe nën dritën e hënës ike qetësisht,
Unë sot eci, në kujtimin tënd zvarritem,
A thua të jetë ndjenjë, a ndoshta gabimisht?

Ti the: -"Është ndjenjë",
Por nuk dita kurrë pse ndjenjën me plumb e godite,
Me vitet, dashurinë tonë do e tregoj si rrëfenjë,
Por do qaj njëlloj, se ndjenjen nuk e shuajnë dot vitet.

Ti më thoje: -"Bashkë do udhëtojmë"
Por biletën e harrimit më dhurove deri sot,
Në kujtesë mbaj ende këmishen që të laga me lot,
Udhëtimin e orës gjashtë, ndjenjën dhe Kujtimin tend nuk e lëshoj dot.

Më shumë nga Adela Kale