>
LETERSISHQIP
Aferdita Salihu

Hena Vajzerore

Dikur dikush me kishte thene
kish njoh nje vajze te quajtur hene,
kishte qene e bukur si ne mitologji,
nuk arrija dot te e perfytyroja ne syte e mi.

Kisha njoh dhe une shume vajza ne perralla,
me pelqenin pa mase, me floke te zi, ca me te bardha,
kisha njoh me syblerime me boje qielli,
por te quajtur hene, e kerkoja me sy nga qielli.

U lodha duke shikuar henen qe me magjepste,
por askund nuk shihja vajze me te njejtat gjeste,
ulesha ne shtrat, lutesha enderrat t'me tregojne,
kur t'me zinte gjum, ta takoja dhe une vazjen ne henen e plote.

Mendoja asokohe se mos vajza ish shendru ne hene,
pyetjet s'me jepnin pergjigje, si ish e mundur kjo gje,
fillova te shetis neper harten qe mbaja ne dore,
neper liqene e kerkoja, te shkreten vajze te gjore.

Shikova edhe xhunlat, me frike nga mbret i kafsheve
vajza e quajtur hene, mos pahiri kish shpetu gjaheve,
asgjekundi nuk hasa e as nuk nuhata me te voglen shprese,
te shihja njehere kete vajze, qe me kish lene mbrese.

Ndihme ne mesin e njerezve tash e pata cakun,
e flaka gjith kerkimin, fillova t'u flisja hapur,
pas dere me priste nje vajze me fytyre hene,
mjegullen qe me dilte me te hapur syte,
me operoi nga endrra, vajza qe si hena shendrit.