>
LETERSISHQIP

Natë Ideale Për Ujqër

Natë e mjegull
gjithkah mbretron

Dhe hëna është
strukur diku

Rrugët ngelën
me drita të thyera

Tek – tuk troket
ndonjë take
frymë njeriu

Natë ideale
për ujqër.