Ahmet Osmani
Toka Ku U Lindem
U lindëm
në tokën ku buka
na grabitej që në mëngjes
Mbrëmja kur vinte
hanim, hidhërimin
ne Sofren e shtruar
E i lakmonim zogjtë qiellit
duke kënduar në flutrurim
e kënaqeshim me fluturat
kah i ledhatonin lulet...
Në tokën ku u lindëm
përjetësisht mbetëm.
ECJE MBI DËBORË
Mbi bjeshkët me dëborë
zbardhin lehet e mëngjezeve
krijohen peizazhe magjepsëse
kur lëshon dielli rrezet.
Deri lartë në qiell
lisat janë të gjatë
nëpër degzimet e tyre
mbështillen rrezet ngrohtë
E kaluara dhe e tashmja
zjarr i ndezur në syrin tonë
korbat e zgjuar- zemra si duron
tupanat bien -gjëmojnë
Heshtur toka nën dëborë
numron hapat tonë
kohën e ikur për ta zënë
të shpejtojmë na trimëron.
në tokën ku buka
na grabitej që në mëngjes
Mbrëmja kur vinte
hanim, hidhërimin
ne Sofren e shtruar
E i lakmonim zogjtë qiellit
duke kënduar në flutrurim
e kënaqeshim me fluturat
kah i ledhatonin lulet...
Në tokën ku u lindëm
përjetësisht mbetëm.
ECJE MBI DËBORË
Mbi bjeshkët me dëborë
zbardhin lehet e mëngjezeve
krijohen peizazhe magjepsëse
kur lëshon dielli rrezet.
Deri lartë në qiell
lisat janë të gjatë
nëpër degzimet e tyre
mbështillen rrezet ngrohtë
E kaluara dhe e tashmja
zjarr i ndezur në syrin tonë
korbat e zgjuar- zemra si duron
tupanat bien -gjëmojnë
Heshtur toka nën dëborë
numron hapat tonë
kohën e ikur për ta zënë
të shpejtojmë na trimëron.