Albana Muja
Aman Laqe!
…mu kish dhanë e mrapshta, e mu kish njell e keqja n’kry!
…se shpirtin ja kam pas falë moti!
Nuk ka pas me ik, ka pas me nejt.
Hyjt n’qaf m’moren, e vet rrugen ja dhash, pasha njat sy tanin moj Laqe krejt p’ej dashnisë!
Poezia kangë mu ka pas ba!
Pasha krejt hyjnitë e qiejve, kam pas dalë prej qenjes tem, vec gudulisjet dhe fluturat rreth shok’s mbajshin me ni veten gjallë!
Krejt kam pas huc, mrapsht, dhimja ma pushojke shpirtin, krejt p’ej dashnisë!
Kisha pas lexu moti moti për dhimjen e dashnisë, edhe tash po e nij jehonen e t’qeshunes tem, budallaki m’tingllojke aso kohe, tash e lypi me qiri e me pish, dhimjen p’ej dashnisë!
U plak ajo e dashnia per t’a!
Unë hala e ligë, pa guxue me e than’
Pa guxue me than se kush jam!!!
Marre, e di Laqe!
Se jam lumtunu fort, tue perjetu pleqninë e dashnisë, se m’ban me lujt prej tokes, me kcy si thupra n’ujë, ethet me i dashtë, me i kafshu buztë e n’gjak me i cel, krejt p’ej dashnisë!
Emnin ja thonë, trupi m’kopitet, e dhimja shpirtin ma flladit, e sytë mi cel, guri t’fort m’bon…
Cudat e saj e qukat n’faqe hije i kam.
Hala jam n’kam, po kam’t po m’kputen, i bej sytë kater e veshtë i rriti, me e njeh njat fjalë, kur emnin ja thonë!
Hala jam gjallë!
Aman lem edhe pak.
E qysh m’ja ba!
Bam dicka!
Goditjen jepma!
Dhimjen me e pas n’koc, bollë e kam,
t’gjallë me m’majt, Laqe!

Më shumë nga Albana Muja
Komente 0