Albana Muja
Nanë Paqe Po Du!
Po ma vran shpirtin, si ate natë,
ku terri e kishte pertheku boten tem t’vogel!
…ate natë ku drite nuk pash,
as ne shtëpinë e plakut të lagjes, që jetonte fillikat!
Zgjati nata e asaj nate një jetë,
rënkimet dhe cjerrjet e shkarravitjet e cikes,
nuk kam mi harru deri kur dheu t’mbjen mbi sy,
…e ti shihje i ftohtë, akull, nga ana tjetër!
Pas tortures, dhimbjes së thikes që ja njoha tehun
dhe shijen e gjakut të perzier me lot që ma fale me dy duar!!!
…e kerkoje “paqen”, i këndoje paqes me ironi!!!
Cika ma dha flakareshin e fundit,
Nanë, paqe po kerkon!!!
Jo, i thash!
Po nanë, paqe, po t’lutet me e fal!
Eh, renkova.
Nanë, paqe po du, ti ma m’sove!!!
Kokeulur, e me bisht të synit e vidhja buzëqeshjen e hienes!
Nanë, paqe du!
… e ligë, me gjysmëza ia ktheva,
k’tu jam, po t’ruaj ty…!

Më shumë nga Albana Muja
Komente 0