>
LETERSISHQIP
Aleksander Çulaj

Të Dashuruarit Në Prill

Atë ditë, dielli kish lindur diçka më herët.
Vajza e liqenit ecte para tij buzëqeshur.
Ai, as që desh t'ia dinte në ekzistonin të tjerët,
Por si zog dëbore iu hodh në qafë shkujdesur.

U shkri i tëri në këshjellën e gjoksit të saj,
Lëshoi petale ndjenjash aty-këtu në lëndinë;
Pa e kuptuar tempetaturën e durimit pastaj,
E la peng, në emër të nderit për njerinë.

Me ta parë zambakët e bardhë të pranverës,
Ngritën kryet faqe-skuqur bisht përpjetë;
Ca quka në faqe dhe një flok-kaçurrelës
Lidhën buzët e lagura në puthjen e nxehtë.

Shelqet jeshile, që si spiunë përgjonin,
Shpërndanë lajmin te kafshët e pyllit;
Nga marazi, Luani dha urdhër të ndalonin
Të gjitha dashuritë e përdiellta të prillit.

Por të dashuruarit nuk patën gajle fare,
Pranuan para gjyqit fajin si mëkatar;
Veç të shikoje, të gjitha algat tinzare,
Në çast e shpallën Dashurinë margaritar!

©/Copiryght: Aleksander Çulaj.

Më shumë nga Aleksander Çulaj