Aleksander Çulaj
Vendi Im
Thuamë të paktën një fjalë!
Jam përpara teje me ndërgjegjen të pastër.
Nuk mundet mashtrimi të na ndajë
Kështu shpinë më shpinë, deri në urrejtje.
Duke i thyer në copurina gurësh ëndrrat e mia
Të vija në ndihmë në zheg të verës e në pikë të dimrit,
Hap më hap me ty. Ecja, dhe qytete
Si lotë më ngjiteshin në sy.
Nuk fsheh projekte të çmendura,
As pendesë për fatin tim.
Por ti, Dheu im, thuamë diçka:
Ti e di mirë se nuk të mohoj
Dhe nuk e vendos në peshore dashurinë,
Nuk i zvogëloj pasionet në thërrmia.
Unë të dua kështu - Shqipëria ime, siç ndoshta
As gratë nuk të kanë dashuruar kurrë.
Pse të mos mundem të ankohem për fatin?
Pse të mos bie unë në peshën e Kryqit?
Vendi im, ledhatomë paksa me dorë,
Para teje ndërgjegja ime është krejt e pastër.