>
LETERSISHQIP
Aleksander Pushkin

Vrasja E Lenskit

Pa frymë dergjej dheut shtrirë
I zbehtë, i bukur ky poet.
Në gjoks i rridhte plagë e nxirë
Dhe gjaku skuqte përmbi dhetë.
Në këtë gjoks tani me brima,
Me pare rrihnin frymëzime,
Urrejtje, shpresë, dashuri.
Lëvrinte gjak në dejt’ e rij.
Tani konakut të braktisur
I ngjan ky trupi. Heshtje terr
U shua vatra tym më s’nxjerr.
Kanatet mbyllur e puthisur.
Xhamet me pluhur. Zot nuk ka
Ku shkoi? U zhduk e gjurmë s’la