>
LETERSISHQIP
Aleksander Pushkin

Sa Ju Kam Dashur

Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
Po s’dua qe prej dhembjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim.

I heshtur e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje, xhelozi e mall per ju
Po kaq me dliresi ju dashurova,
Sa, zot!ju dashte tjeter kush keshtu!