>
LETERSISHQIP
Ali J Sylejmani

Bredhja

I mbështjellur me petkun e vetmisë
bredhi nëper rrugët e mbrëmjes,
Në çdo cep, të lartë, llampat shkëlqejne:
Njëqind qoshe, njëqind llampa,
Por ty nuk të shof...ti nuk je askund...?!
Kthej shiqimin kah valët e dalldisura të ujit,
prap ty nuk të shof...ti nuk je askun?
ngre shiqimin lart kah retë e tërbuara
Vall mos je trembur nga to?Pse s'te shof?
Apo ndoshta ike nga rrezet e dobëta
të diellit të vjeshtës?Nuk e di por s'të shof!?
10.11.2024 Zürich