>
LETERSISHQIP
Ali Podrimja

Ne Mesnate

"Në dritare ra një zog i zi
e më tha: Mos shko!Të pret Djalli!"
(Fragment i harruar nga Stina e Armëve)

Në orën dymbëdhjetë në mesnatë
në gjunj do të biesh
të fshijsh në Pasqyrë
Pikën e Zezë

Dhe në mes xhenazeve
nuk do ta pranosh kurrë
se gjakun ta kanë pirë
me pambuk njerëzit e akullit

Në orën dymbëdhjetë në mesnstë
Po nuk këndove
do të celë zogj
Qyqja

Dhe Hënën do të kërkojnë
në fund të Pusit hienat