>
LETERSISHQIP

Nene

Një ditë më herët ose më vonë
nuk do të thotë kurrgjë
për Evropën
Ndërkaq për Kosovën
tepër shumë
Më tepër se një dhembje
më pak se një dashuri
Sa larg më le
nga bregu i ëndrrës
Nënë