Andon Z. Çajupi
Lopa, Dhia, Delja Dhe Luani
Ndë kohë të vjetër,
një lop' e një dhi
dhe një dele tjetër
bënë shoqëri
bashkë me luanë
dhe për gja tok vanë.
Një ditë të shtunë,
një zorkadhe zunë
brënda në një ferrë.
Luani, sakaqëherë,
e mori e çau,
me thonj vet' e ndau.
Bëri katër copa,
ashtu si desh lopa:
«Cop' e madhe, tha, për mua,
se jam luan dhe kshtu dua,
Cop' e dytë, besa-besë,
më bie vetë në pjesë,
doni, s'doni, do ta marr,
se sot s'jemi barabar.
Dhe këtë copën e tretë
jam i zoti e marr vptë,
si kam gjithnjë zakonë,
Cop' e katrëtë, për zonë,
imja qoftë, pa dyshim,
se jam trim.
një lop' e një dhi
dhe një dele tjetër
bënë shoqëri
bashkë me luanë
dhe për gja tok vanë.
Një ditë të shtunë,
një zorkadhe zunë
brënda në një ferrë.
Luani, sakaqëherë,
e mori e çau,
me thonj vet' e ndau.
Bëri katër copa,
ashtu si desh lopa:
«Cop' e madhe, tha, për mua,
se jam luan dhe kshtu dua,
Cop' e dytë, besa-besë,
më bie vetë në pjesë,
doni, s'doni, do ta marr,
se sot s'jemi barabar.
Dhe këtë copën e tretë
jam i zoti e marr vptë,
si kam gjithnjë zakonë,
Cop' e katrëtë, për zonë,
imja qoftë, pa dyshim,
se jam trim.
Më shumë nga Andon Z. Çajupi
- Luani Dhe Miu
- Maçoku Dhe Miu Plak
- Ujku Që Gjykohet Me Dhelprën
- Millonai, I Biri Dhe Një Gomar
- Njeriu Dhe Fytyr' E Vet
- Ujku Dhe Qengji
- Korbi Dhe Dhelpra
- Besoj
- Elegji Ne Pleqeri Per Te Shkreten Djaleri
- Cinxeri Dhe Milingona
- Bretkosa Që Do Te Trashet Sa Një Ka
- Zolejka
- Kurbeti
- Kopshti I Dashurise
- Deshire
- Naim Frasheri
Komente 0