>
LETERSISHQIP

Gabimi

Lejohet, o njerëz, shpirti të gabojë,
Ka rëndësi gabimi në këtë jetë.
Në turrën e zjarrit me dëshirë paguan
Trupi që ka mbet.

Lejohet, o njerëz, në jetë pak mëkat
Me zjarrin e turrës ta përziej.
T’i jap e të marrë ndërshkimin e ngratë
Që s’ka pendesë të ndiej.

Edhe pse deti yne ka dallge,
une..prape notoj me ty,
mes kaltersise ane pa ane,
pa toke, pa breg, ne mes te stuhise.
E sheh i dashur paska zot,
betohem, ndryshe nuk ka sesi,
kaq shume det nuk mundet dot,
kaq shume qiell, kaq shume vetmi...
Ta pijme detin, eren ta thithim,
qiellin, ah, ate se prekim dot,
ndoshta diku ne ishull shpirti,
sdo ndihem me sirene ne tok.