>
LETERSISHQIP

Përhumbem Në Ëndërime

Dashuria e bukur e jetes
Te hasa dikur ne rini.
Te putha ne buzen e shpreses
Perhumba e tera tek Ti..

Tani, shiko duart e mia,
Ngarkuar me kallo e plage.
Une ndertoj ura urie,
Ti, prenceshe, si ne perralle!

Ma shiko brinjen e thyer,
Here mergon e here humbet.
Nuk pashe kurre nje ylber,
Sa te renda ishin retë!

Shikoma ballin e rrudhur,
Per ty eshte bere si brazde.
Dua te jem e lumtur,
Dua te ndihem e gjalle!

Por ti me verbove syte,
Vitet mbushur plote vegime.
Diell ka plote, ka dhe drite,
Une perhumbem ne enderrime!