>
LETERSISHQIP

Të Çmendur Apo Të Krisur

E pamundura është një çmenduri serioze.
Ajo ka një skelet njerëzor e një
të dytë të marrë hua.
Mbi kokën time qëndron një Kokë tjetër
e mbi sytë e mi një shikim tjetër.
Unë ushqehem dhe kam Uri.
Ëndrrat i kam rezerva që ngrihen në sipërfaqe si flluska uji.
Unë dehem e jam esëll
e trupin flamur e kam që valvitet në shkretëtirë e merret peng prej erës.
Hutohem e netëve iu përgjerohem të më thonë një fjalë e ato heshtin të përgjumura.
Unë fle e shpirti im zgjohet në botën tjetër,
aty ku ti i ke të gjitha pikat e presjet e botes në duar
e fjalëve të mia iu vë çatinë e duhur.
Eci e shikimin e mbaj ndër duar për ta futur rrugën time në shishen e qelqtë
e këmbët t’i riorientoj drejt mjegullave të larta.
Unë e di se duart e tua do t’i dalloj diku…