>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Afer Bifurkacionit

Mos po e takoi diku, Hyrijen, te Hamami, pranë plantacionit?!")
Duke ecur në natyrë afër mrekullisë së "Bifutkacionit"
i rrethuar me bukurit e saja përrallore, magjepse e mallngjyese, por pa mollë e dardha si dikur…
Një dëshirë e kahmotshme më zgjoi emocionin
Atje diku afër Plantacionit i shoqëruar gjithashtu me kanarina, sorkadhe
Herë me ecje, e herë me vrap
i rrethuar me cicërimen e ëmbël të zogjëve… dukej si natyra hidhte valle
ecja ditëve e bukura, me plot diell e me pak hije
Ecja netëve të gjata, e me ëndrrat e ëmbla, e me pak gjum vetmie…
Me shpresën, se mos ndoshta një ditë…do ta takoi "t’premtuarën, time Hyrije?!"
E duke marr thellë frymë nga ajri i pastër, ku dukej s’e vinte direkt nga Lybeteni
Ndëgjova një buri-fishkëllim të madhe, që buqiste n’Ferizaj;
Nga binaret ku kalonte treni!
"Shpreha mendimin, qëndrimin e realitetin tim t’kahmotshëm; si njeri i ri, i urtë e i sinqert
që kisha dikur, "për Hyren;" bashkë me dashurinë time,
Të bashkangjitur me dëshirën, edhe nëse kërkoj e kërkoj nuk ka dert!"
"Po sodisje e mendoja thellësisht e shpirtërisht me vehten time,
Sikundër, athua vallë; a po ia shihja fytyrën
Me thënjen dhe maksimen e vjetër; "Hamamin, bashkë me Hyren?!"
"Ku, aty te gurra e lumit dikur në afërsi, ku gurra me dashuri buron
me sinqeritet e dashuri t’madhe që kishim, për njëri-tjetrin;
Së bashku me fytyrën, E ĺanim, trupin tonë të njomë..!
"Hamami më sishte e s’dukej asgjëkundi me të njentin mur;
Ai tani më krejtësisht, ishte vjetërsuar, dhe ishte tjetërsuar; s’kishte ngelur asnjë gurë!…
Por përsëri, dhe prap"ngela burrë!"…
Ndërsa "Hyria" krejtësisht ishte zhdukur diku e dikur…
Dhe m’dukej krejt si një hije po qëndron e fshehurt si zana e malit
Dhe e mbështjellur n’lëkurë…
Ajo tani më ishte m’plakur shumë; nuk m’shëndëriste më, bukurija e sajë si dikur
Unë ende kisha po aq shumë dëshirë, në at qast isha i komplet impirë
Që s’i shëndëriste fare, si dikur, i saji nurë?!
Vetëm natyra ishte, bashkë me bukurit e saja përralore…
Ishte e dukej qartë krejt, si bletët punëtore në luadhe, lule, trëndafila,
të renditura një, nga një; me thëllënza, lejlekë, zogjë e bilbila…
Më ngjasonin mua, komplet bash ashtu si n’bilurë;
"E ngritur, qëndisur e zbukuruar; Më ngjante si dikur, " n’Hyrien"
si një flutur e lartësuar, dukej bash sikur shkaba qëndisur n’flamur!"