>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Dashuri E Vdekur

Jam i heshtur pa fjalë
Se çdo fjalë për ty mbaj
Jam pa shpresë, jam pa ëndërr
Jam pa shpirtë jam pa zemër
Jam pa frymë e pa jetë
Sikur një qiri duke u tret
Urrej veten time
Se të do kaq shumë
I urrej ëndrrat
Se më lejnë pa gjumë
E urrej detin
Se nga ty më ndan
Te urrej ty
Se nuk të kam pranë
Dua ti ndiej në ty nxehtësinë
Në përqafimin tënd vetveten gjeta
Dua të ma kthesh dashurinë
Dhe puthjet e nxehta
Një gjë dua që ta them
Mbaje në zemër mbaje në mend
Kur një shpirtë tjetër ta duash
Dashurinë tonë atij ti thuash
Të, të dojë aq sa të desha unë
As më pak e as më shumë
Ti fala sytë, ti më verbove
Ta fala zemrën, ti ma copëtove
Ti fala ëndrrat, ti i shkatërrove
Ta fala dashurinë, poshtë e hodhe
Sa e zbrazët në shpirt u tregove!