>
LETERSISHQIP

Dilemë

Pothuajse tre e natës
loti rrëshqet me ngadalë,
kujtimet i harroj si numrat e datës
e më lind mungesë e shumë mall,

nën meloditë e preferuara
rrezikoj ta humb këtë atmosferë,
ku bëj bisedë me veten, me forma të gëzuara,
se ty të mbajnë n'kujtesë e t'nuhasin n'erë.

Uroj mos u gjetsh në vendin tim,
të mos mbetsh në dilemë,
e të të duhet të bëhesh trim,
të zgjedhësh edhe lot, a veç poemë.