>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Fazli Grajqevci

Ju malet e malësisë këndoni
qiellin kënga të pushtoi
kënga nismëtare e Fazlisë
Mësuesit, Dëshmorit të lirisë.

Për flamurin kuq e zi
jehoj në popull zëri i tij,
nuk e trembi dot armiku
Fazliun trim zemër çeliku.

Kushtrimin që la ai
mbi këto troje të arbërisë
t'i hap varrin mizorisë
lufta për flamurin e lirisë.

Lum Kosovë për birin tuaj
Fazliun flamurtar të lirisë
Valo lartë pra o flamur
për ty ra dhe nuk vdes kurrë.
20.11.2014