>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

I Dua

I dua rrugët e qytetit tim,
aty ku në fshehtësi,
njerëz takohen, plot e përplotë emocion e ndjesi

I dua lulishtet e gjelbërta,
aty ku njerëzit shkrihen,
bëhen një, e nga stolat vështirë të ngrihen

I dua shirat e furishëm,
ashtu si prushi çdo gjë shkrijnë,
ngrohin shpirtin që të tjerët e ngrijnë

I dua bisedat e pandalshme,
ku, me pëshpëritje dhe mërmëritje,
godet më shumë se një bërtitje

I dua kafshët e mjera,
të tërbuar nga njerëzimi,
vuajnë në heshtje me lot trishtimi

I dua rinitë e vendit tim,
emocion pa fund e pa kufi,
hidhërim për ata që s'njohin shtëpi

I dua ngjyrat plot kthjelltësi,
ku pa pikën e frikës guxojnë të pasqyrohen,
në sytë e natyrës dhe tek ti

Mbi vullkan tym qëndron,
tym i ngopur plot me hi,
se të desha ty jo si pronë,
vec si ajo gjysma në plotësi.