>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Ku Po Shkojmë

Në pakëz relaks-realitet i mjerë
Parfumosur në grimca vërtetësie
Meny çudirash ashtu si ç'do herë
Në sfond e njëjta kolonë melodie

Mozaik vlerash-breza në krenari
Sot...shkermoqur bërë cop e çik
Panoramë kokëposhtë bardhë e zi
Një grimë jete-s'e gëzuam një ditë

Ishim më mirë kur ishim keq
Ishim bio model i të qënit njeri
Sot--katandsur tjetërsuar per dreq
Shëmti e veshur në shtirje neveri

Ishi. Diell-gjithnjë shpirt behar
Sot-akullnajë të ngrirë si statujë
Ndërgjegjia ish kopësht margaritar
Sot-fallsitet kacafytje në rrëmujë

Vërtet dikur turmë e monitoruar
Por ishi të thjeshtë kishte lezet
Sot-antivlerat në kor janë rreshtuar
Zhveshur shpirti njerëzor oh medet

Ku po shkojmë...më thoni aman
Përse kaq indiferencë ngurtësi
Reago o njeri gjej vetes derman
Ngrohe shpirtin dhuro dashuri